Rama merr pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington, në këtë takim edhe ministri Hasani

schedule11:31 - 8 Korrik, 2024

schedule 11:31 - 8 Korrik, 2024

Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në Samitin e NATO-s në Uashington, që do të zhvillohet në datën 9 dhe 10 korrik.

Gjithashtu pjesë në Samitin e NATO-s, në cilësinë e anëtarit të delegacionit të kryesuar nga kryeministri Rama, do të jetë edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Ministri Hasani do të marrë pjesë në takimin e bashkëorganizuar nga Kanadaja, Gjermania dhe SHBA-të, mbi ndryshimet klimatike si dhe në takimin e punës për Gratë, Paqja dhe Siguria, i cili do të trajtojë sfidat e reja të mjedisit të ndryshuar të sigurisë.

Gjatë samitit, ministri Hasani do të ketë takime bilaterale me homologë të Kanadasë, Polonisë, Holandës, Spanjës, Portugalisë, Islandës.

32 liderët e aleancës më të suksesshme të mbrojtjes në historinë e njerëzimit, NATO-s, do të mblidhen në Uashington për 75-vjetorin e themelimit të saj.

Ky takim është i rëndësishëm, jo vetëm për 75-vjetorin, por edhe rëndësinë që mbart. NATO pritet të bëjë publike sfidat e reja gjeopolitike dhe të mbrojtjes të dekadës së ardhshme.

Dhe ndërsa historia ndonjëherë bën “kurthe”, NATO do të trajtojë gjithashtu shqetësimet kryesore që lidhen me sigurinë në Ukrainë ndërsa vazhdon agresioni rus, si dhe sfidat në rajonin e Indo-Paqësorit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!