Kryeministri Edi Rama është emocionuar pas dhuratës së veçantë që ka marrë nga ish komandanti i UÇK-së Rexhep Selimi. Ai e ka ndarë me të gjithë në rrjetet sociale, duke zbuluar që bëhet fjalë për një nga pikturat e koleksionit, të cilën ia dërgoi nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Rama ka shprehur mirënjohjes, duke shpresuar që kalvari i tyre në Hagë të përfundojë.
Postimi i kryeministrit Rama:
I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë.
/abcnews.al