Rama: Merkel ka vendosur gur kilometrik, kancelarja: BE me hap të ngadaltë, por gjërat janë në rrugën e duhur

schedule15:02 - 14 Shtator, 2021

schedule 15:02 - 14 Shtator, 2021

Kancelarja gjermane Angela Merkel e cilësoi procesin e Berlinit një hap në raportet mes shteteve të rajonit. Ajo tha se për një kohë të gjatë nuk ka pasur shkëmbime mes Shqipërisë dhe Serbisë duke theksuar se edhe pse BE nuk është aq e shpejtë në këtë drejtim, shumëçka është në rrugën e duhur.

“Në fakt nuk e konsideroj të tillë. Nuk mund të themi se është mbaruar ndërtimi i autostradave të cenuara. Kemi shkëmbime në nivel shkencor. Sa i përket bashkëpunimit në nivel të shoqërisë civile. Jam takuar me përfaqësues në vendin tuaj dhe më ka treguar si funksionojnë. Për një kohë nuk ka pasur shkëmbime mes dy vendeve. Por që prej atij momenti kanë ndryshuar shumë gjëra. Ndoshta dhe BE nuk është aq i shpejtë sa duhej në këtë drejtim por shumë çka është në rrugën e duhur”, tha Merkel.

Ndërsa Rama e cilësoi Procesin e Berlinit një nismë që ka prodhuar edhe Ballkanin e Hapur që nga tre synon të përfshijë të gjashta vendet.

“Kur kancelarja na ka ftuar në Berlin në 2014 ishte hera e parë në historinë e këtij rajoni që liderët e të gjitha vendeve uleshin në tryezë jo për të vrarë as për të folur për të shkuarën por për të folur për të ardhmen. Ky proces i hapi rrugë vendosjes komunikimit në kushtet kur pavarësisht distancës së afërt nuk takoheshim. Procesi i Berlinit ka nevojë për kohën e vet.

Edhe Ballkani i Hapur që sot e kemi si nismë të tre vendeve dhe synon të përfshijë të gjashtë vendet është rezultat i këtij procesi. Edhe konfliktet e trashëguara kanë më shumë mundësi të zgjidhen. Zonja nuk i duron fjalët si komplimente. Por ky nuk është kompliment.  Ajo ka vendosur kilometrik në këtë aspekt. Jemi duke kapërcyer qindra vjet histori dhe jemi duke luftuar me një prapambetje.

Nuk e quaj dështim por një vizion afatgjatë për të realizuar atë që kancelarja pa paraparë. Kancelarja vjen nga një e shkuar që është e ngjashëm me tonën. Nuk do e kemi dikë në krye të politikës europiane që e di se çfarë është komunizmi dhe ndrydhja e lirive të njerëzve. Uroj që kushdo që do marrë stafetën të mos i kthejë kurrizin rajonit. Ballkani i Hapur është vetëdija se do i çojmë gjërat përpara pa pritur të na marrin përdore”, u shpreh Rama. m.v/abcnews.al