Rama me tone të ashpra opozitës: Jeni të pafytyrë! Porti i Durrësit investim që nuk ishte imagjinuar ndonjëherë

schedule10:33 - 9 Nëntor, 2022

schedule 10:33 - 9 Nëntor, 2022

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur opozitës, e cila kundërshtoi miratimin e procedurës të përshpejtuar për Portin e Durrësit, u shpreh se në Shqipëri po bëhet një investim që nuk është bërë dhe imagjinuar ndonjëherë, një investim që transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme në Mesdhe.

Kërkesa për procedurë të përshpejtuar u miratua me 62 vota pro dhe 19 kundër.

Rama: Me ca kurajo çohesh këtu edhe hedh gjithë këtë baltë mbi një personalitet, të ekonomisë globale përfaqësues të një prej kompanive më të mëdha të botës që vjen në Shqipëri si një rezultat i një marrëdhënieje strategjike, prej së cilës po ndërtohen në Spitallë 2000 apartamente dhe bëhet një investim që nuk është bërë ndonjëherë dhe nuk është imagjinuar ndonjëherë, që e transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme turistike në Mesdhe.  Këtu u fut thjesht me procedurë të përshpejtuar një projektligj. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Kemi më shumë se 1 vit që e negociojmë këtë kontratë dhe shteti shqiptar merr pjesë me aksione. Ju jeni ca të mbaruar, ca të pafytyrë, jeni ca të pafe. Merrni nëpër gojë dhe akuzoni për Pazar dhe për aferë një personalitet dhe një kompani nga më të mëdhatë e botës. Jeni pa Atdhe, pa din e pa iman. Dy miliard investim që i bën ai që vjen, juve thoni kujt do t’ia jepni. Po ju nuk keni faj sepse jeni mësuar të merrni para cash edhe nga armiqtë ë këtij vendi për të rrëzuar qeverinë. E qeshura e madhe e marrëzisë.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!