Rama me komisioneren e zgjerimit: Do jemi pjesë e BE, nuk kemi alternativë tjetër

schedule10:50 - 13 Mars, 2025

schedule 10:50 - 13 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me komisioneren e zgjerimit, Marta Kos, Rama u shpreh se nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në union.

“Po presim komisioneren e zjgerimit në vizitën e saj të parë me shi. Unë ia sqarova që shiu është bereqet dhe kam bindjen që do jetë ogur i mirë për ecurinë e planit të ri të rritjes dhe disbursimit të fondeve shtesë për Shqipërinë. Është kënaqësi që iu presim këtu në Tiranë dhe dua ta përsëris që ne në rajon, e kemi pritur me entuziazëm zjedhjen tuaj, sepse ju jeni edhe e BE, por edhe e jona, duke qenë nga një vend i rajonit, i cili ka shkëlqyer në rrugën e vet dhe sot është anëtare e BE. Duke pasur gjakun më pranë nesh, sesa pranë Brukselit, shpresoj, jam i bindur, më vjen jashtëzakonisht mirë që takohemi në një moment kur kemi arsye të jemi krenarë për çfarë kemi bërë, ne nuk e marrim mbështetjen tuaj si diçka të dhënë, por si diçka që duhet marrë. Është mbështetja e një institucioni të madh dhe kërkues si BE, që jemi të vetëdijshëm që duhet ta meritojmë. Ne e dimë se nuk ka alternativë tjetër”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!