Rama me fermerët në Librazhd: Së shpejti pronësia për tokat

schedule13:24 - 27 Mars, 2018

schedule 13:24 - 27 Mars, 2018

Pas legalizimit të objekteve, do të nisë marrja e pronësisë për tokat nga ata që i kanë mbjellë. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerë të Librazhdit.

Shprehja bashkimi bën fuqinë sot është aktuale edhe në sektorin e bujqësisë.Kuptimin e shpegoi kryeministri Edi Rama për fermerët e Librazhdit.

“Kjo nuk do të thotë hajde të bashkojmë tokat, por të bashkojmë mendjen dhe forcat secili në tokën e vet, secili në ato dynym apo ato hektarë që ka. Por ama me një ndërveprim dhe një vendimmarrje, çfarë do prodhojmë dhe do e shesim sëbashku. Nëse jemi të ndarë, dy dynym këtu, tre atje jemi pre e grosisteve që vijnë dhe o na e marrin për 5 lekë ose nuk na i marrin fare”.

Kryeministri Edi Rama shpjegoi edhe formën e pronësisë që po përgatisin për tokat.

“Ajo që po bëjmë është të përgatisim një formë pronësie, marrje në përdorim, po po punoj të njihet e drejta atyre që i kanë mbjellë, punojnë, kultivojnë dhe me to jetojnë, sepse në fund të fundit këtë po kërkojmë dhe ne”

Kryeministri Rama u kujtoi edhe shtyrjen e aplikimit me një muaj të aplikimit për agruturizmin për shkak të kërkesave të larta.

 “BE vërtetë jep lek, po lekë qyl nuk ka. T’i marrësh këto para, duhet ti përdorësh të kesh projekt të qartë, dhe të kesh argumenta të plotë për të marrë financimin.”

Kryeministri tregoi edhe këndvështrimin pozitiv me të cilin ta shihnin shiun që nisi ndërsa ai po fliste. /abcnews.al