Rama me Elvis Naçin në Thumanë: Si do të investohen 7 milion eurot

schedule15:27 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 15:27 - 13 Dhjetor, 2019

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Thumanën i shoqëruar nga hoxhë, Elvis Naçi i cili përmes fondacionit “Firdeus” ka mbledhur fonde për familjet që pësuan dëme nga termeti. Ata kanë përshkuar në këmbë rrugët e fshatit, duke parë banesat e dëmtuara dhe duke folur me banorët. Gjatë bashkëbisedimit me Ramën, Naçi tha se janë mbledhur 7 milionë euro vetëm për zonën e Thumanës. “Kanë qenë donatorë të vegjël, por me mijëra”, tha ai.

Sakaq banorë të shumtë e ndalin në rrugë, Naçin për ti shprehur hallin, por ai ka premtuar se në ditët në vijim do të hapë një zyrë të posaçme dhe do ti shqyrtojë një e nga një ankesat e familjeve që janë më në nevojë.

Po kështu edhe Rama tha se bashkë me Elvis Naçin do punojmë për ta rindërtuar Thumanën, me shtëpi të reja, shkolla, qender shendetesore, etj.

“Këtu do të ndërtohen banesa të reja. Kjo është e sigurt. Nuk dua të lë data, por do të fillojmë punën e projektit sa më shpejt dhe deri nga mars-prill të jenë ndërtuar të parat. Ndërtesat që kanë mbijetuar nga tërmeti duhen parë, nëse kanë pësuar dëme në strukturë apo jo. Në rast se janë mirë në struktura, atëherë mund të rindërtohen në çati dhe në mure e mund të bëhen të reja, duke ruajtur të vjetrën, traditën”, tha Kryeministri.

Elvis Naçi theksoi se po punojmë me shpirt për të bërë sa më shumë për rindërtimin e Thumanës. “Janë mbledhur paratë, janë 7 milionë euro që shqiptarët kanë dhënë për të pastrehët. Misioni im, i yni është që çdo qindarkë të shkojë në vend. Asnjë qindarkë të mos humbasë kot”./abcnews.al