Rama me biznesin: Të marrë fund deklarimi i bilanceve të rreme

schedule10:54 - 27 Prill, 2018

schedule 10:54 - 27 Prill, 2018

Kryeministri Edi Rama dhe Minisitri i Ekonomisë e Financave Arben Ahmetaj në një takim me biznesin deklaruan njëzëri se qëllimi nuk është mbushja e buxhetit nga biznesi i vogël, por mossshmangia e detyrimeve në shtet.

Sipas kreut të qeverisë qëllimi i deklarimit është që të marrë fund deklarimi i bilanceve të rreme.

“Problemi juaj nuk është TVSH. Problemi juaj është tavani 8 milionë lekë. Këtë çështje mendojmë se ka ardhur koha që ta vlerësojmë si duhet në mënyrë që asnjë biznes i vogël të mos jetë i detyruar të gënjejë”.

Ndërsa, ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se me urdhër të kryeministrit Rama, të gjitha bizneset që do të aplikojnë për herë të parë dhe bëjnë deklarim të gabuar nuk do të gjobiten.

“Me urdhër të kryeministrit nuk do të ketë gjobë për deklarim të gabuar të gjithë bizneseve që aplikojnë për herë të parë”-  tha Ahmetaj.

Në fjalën e tij ministri Ahmetaj tha gjithashtu se nga data një një Prill deri më 14 korrik do të jetë deklarimi i parë për biznesin e vogël.

TVSH e çdo biznesi mbi 2 milion xhiro vit nuk sjell asnjë efekt negativ mbi të vegjlit dhe data 14 Korrik do të jetë për herë të parë deklarimi i biznesit të vogël”.

Sipas tij do të bëhet i mundur një deklarim i thjeshtuar, ndërsa do të informohen dhe vizitohem mbi 6 mijë sipërmarrje.  abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!