Rama mbledh në Elbasan ministrat e propozuar dhe ata të shkarkuar

schedule15:19 - 6 Janar, 2019

schedule 15:19 - 6 Janar, 2019

Kryeministri Rama ka mbledhur sot në mëngjes Këshillin e Ministrave në qytetin e Elbasanit, në një takim informal. Vetë Rama ka njoftuar se në fokus ishte diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor.

Elbasanin zgjodhën për t’u mbledhur jo zyrtarisht. Kryeministri Edi Rama ka tërhequr qeverinë në Labinot duke i bërë bashkë ministrat që do ikin e ata që do ti zëvendësojnë.

U vu re edhe prania e  kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.

Megjithatë nuk u pritën vetëm nga temperaturat e ulëta të motit or edhe nga protesta e një grupi banorësh nga Njësia Administrative Labinot Fushë me të cilët është bashkuar edhe kreu i degës së PD Elbasan, Eugen Isaj, deputeti Luciano Boçi.

Protestuesit kanë ndezur tumuese dhe flakadanë ndërsa thërrisnin “Rama ik” dhe “qeveri e krimit”, etj. Më pas  ata kanë tentuar të futen në resortin ku po zhvillohej mbledhja e qeverisë, por janë ndaluar nga policia e cila krijoi një kordon mbrojtës.

Pavarësisht asaj çka ndodhet jashtë, brenda mbledhjes së qeverisë ishte kryeministri Edi Rama që postonte foto.

Por edhe bënte të ditur se çka po diskutohet në këtë mbledhje informale.

“Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor.Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase;përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike;masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10”.

Kjo mbledhje e qeverisë vjen një javë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!