Rama mbledh Komitetin Kombëtar të Ndërtimit, ultimatum pronarëve të pallateve të dëmtuara

schedule21:14 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 21:14 - 1 Dhjetor, 2019

Kryeministri Rama mblodhi Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, me fokus në mbledhjen e fondeve për ndërtimin e banesave për personat të cilët kanë mbetur të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjatë takimit, Rama paralajmëroi pronarët e pallateve të dëmtuara se do të futen në burg nëse nuk i riparojnë me fondet e tyre.

Kjo mbledhje e parë e Komitetit Kombëtarë të Rindërtimit vendosi qëllimin për të mbledhur fonde dhe për ti bashkuar ato në një të vetëm, që do të shkojnë për ndërtimin e banesave që u shkatërruan nga tërmeti.

“Nëse do të kemi një buxhet të përbashkët të gjithë sytë aty do i kemi dhe secili do të shoh çfarë do të bëhet me ato para.  Megjithatë si të vendosni ju. E domosdoshme që të eliminohet kjo pjesa, ca japin këtu, ca atje” .

Për transparencën e parave askush nuk duhet të jetë dyshues, garantoi kryeministri,

“Unë ju garantojë të gjithë atyre që janë anëtarë në këtë komitet, se qeveria, do të jetë plotësisht e përkushtuar dhe transparente në këtë”.

Në tryezë pati edhe mendime të tjerë që nxitën debat mes të pranishmëve. Imami Elvis Naçi nuk ishte dakord me idenë e një biznesmenit që kryeministri të drejtojë këtë operacion.

I zmadhojmë apo zvogëlojmë fondacionet, nëse e kthejmë që i zoti i shtëpisë duhet ta mbajë barrën atëherë t’ia lëmë kryeministrit. mua më ngrohu më shumë ajo që tha Rama, jo ju. Nëse ne jemi, jo si tezgë, e fut këtej, e ca andej. Zotit Rama po ia them këtu, o do të bëhet diçka siç duhet ose unë me Marinin në tavolinat e tjera nuk do të jemi këtu. Do të dalim veç me fondacione të vogla, por jo të bëhet si tek tezgat. Nëse do bëhet si tek tezgat, më mirë pak dhe faqebardhë. unë kam qejf që të shikoj tek qeveria sa ka mbledh, me të thënë të drejtën”.

Rama ç’tensionoi situatën.

Mua më ka dalë name që jam diktator, po paska më keq se unë”.

Por më pas debatoi me gazetarin Marin Mema, që nuk e pranoi etiketimin e tij se mediat janë skandaloze me trajtimin e ngjarjeve që prodhoi tërmeti.

“Dua të jem i prerë që media nuk është macja e zezë, kur ka shumë fajtorë, media nuk është skandaloze”, tha Mema.

“Flas për produktin, nuk janë të gjithë njësoj, sic mund të thuhet pa frikë në periudha të caktua është skandaloze, por është skandaloze, madje kriminale në këtë periudhë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë një mesazh u përcolli edhe pronarëve të pallateve që kanë pësuar dëme. Rama i vendosi pronarët e pallateve para dy alternativave, ose ti riparojnë me fonde të tyre ose do të shkojnë në burg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!