Rama mbledh grupin PS: Deputetët të përfshihen në aksionet e qeverisë

schedule11:39 - 22 Janar, 2018

schedule 11:39 - 22 Janar, 2018

Punësimi është problemi kryesor i shqiptarëve. Këtë shqetësim ka ngritur Kryeministri Edi Rama në mbledhjen që zhvilloi pa praninë e mediave me grupin parlamentar. Kreu i qeverisë u kërkoi deputetëve të jenë të kujdesshëm dhe njërëzit që përzgjedhin të jenë të punës. Sipas kryeministrit deputetët duhet të përfshihen në aksionet e qeverisë për titujt e pronësisë dhe aksionin e ujit.Burime nga grupi parlamentar socialist bëjnë me dije se deputetëve u është kërkuar të jenë aktivë në zonat ku janë zgjedhur për përmirësimin e shërbimeve publike nga zyrat shtetërore.

Të njëjtat burime për ABC News thonë se të enjten do të votohet në seance plenare  edhe lista e parë me kandidatët jo gjyqtarë e jo prokurorë të këshillit të lartë gjyqësor dhe këshillit të lartë të prokurorisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!