Kryeministri Edi Rama u shpreh se mbështetja për sipërmarrjet që investojnë dhe krijojnë zhvillim është rruga jonë drejt një ekonomie më të fortë.
Rama është ndalur në fabrikën “Next Generation Perfumes”, ku Parfumet “Made in Albania” , u shpreh ai se janë dëshmia se si cilësia shqiptare po depërton në tregjet europiane, duke sjellë një histori suksesi që tregon fuqinë e investimeve të huaja në Shqipëri.
“Më vjen mirë që pashë nga afër këtë realitet që është një realitet model dhe më vjen mirë që punonjëset dhe paralelisht edhe për specialistët , inxhinierët kimistë, dhe më vjen mirë që ky realitet nuk është thjeshtë një realitet ku prodhohen produkte të cilësisë së lartë, por ata që i prodhojnë paguhen denjësisht me një pagë minimale 700 euro dhe një pagë mesatare 900 euro dhe prandaj edhe kompania nuk probleme të gjetjes së punonjësve, por përkundrazi, ka radhë për të hyrë në punë dhe akoma më për të ardhur mirë është fakti që këtu respektohen ditët e pushimit. Që nënat , vajzat kanë mundësi të qëndrojnë më fëmijët, familjet, në vend që të vijnë edhe të shtunë edhe të diel edhe të harrojnë që ka një jetë jashtë këtyre mureve. Ne kemi vendosur që këtë sistem që jo pa arsye e kemi lënë të ketë mangësi të madhe, për kushtet në cilat është zhvilluar deri tani, do ta imponojmë edhe në kompanitë ku nuk respektohet kjo e drejta e punonjësve për të pasur ditë pushimi”, tha Rama.
/abcnews.al/