Anuela Ristani nuk do të jetë më në krye të bashkisë së Tiranës, me një vendim të kryebashkiakut Veliaj, firmosur nga qelia.
Në vendimin e firmosur prej Veliajt, i cili ndodhet në qeli që prej shkurtit të 2025-ës, argumentohet se delegimi i kompetencave kishte karakter të përkohshëm dhe ishte bërë për të garantuar vijimësinë e administratës bashkiake në rrethanat e krijuara që pas arrestimit të tij.
Analisti Martin Leka tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e vendos institucionin përballë sfidave që lidhen me njohjen ose jo të ligjit, ndërsa në themel qëndron çështja se sa e pavarur është Gjykata Kushtetuese.
Leka tha se Kushtetuesja, e cila mori këtë vendim, mund të kishte vendosur edhe për lirimin e Veliajt. Ai shtoi se në situatën aktuale është e pamundur që Bashkia e Tiranës të drejtohet nga burgu.
“Tirana është një labirint i madh ku GJK nuk merr një vendim dhe nuk ka bërë të mundur lirimin e tij nga burgu, kur ai është ende kryetar bashkie. Është një lojë që vendos GJK përpara disa sfidave që kanë njohjen ose jo njohjen e ligjit dhe në themel të saj problemin se sa e pavarur është Gjykata Kushtetuese. Kushtetuesja që mori këtë vendim, mund të lironte dhe Veliajn. Në këtë situatë është i pamundur drejtimi nga burgu.”
Sipas tij, zhvillimet në PD kanë sjellë përçarje dhe një nivel votash që e bën të vështirë kapërcimin e pragut për t’i marrë pushtetin Partisë Socialiste.
“Rama del i fituar sepse ka një makineri të organizimit të PS-së dhe është një autokombajnë votash që merr vota. Opozita ka treguar që nuk është në gjendje të krijojë këtë makineri, zhvillimet në PD kanë sjellë përçarje dhe një nivel votash që është e vështirë të kapërcejë pragun për t’i marrë pushtetin PS-së.” / abcnews.al /

