Kryeministri Rama thotë se lobimi i PD në SHBA para zgjedhjeve të 2017-ës është një histori e qartë pastrimi parash. Shefi i Qeverisë foli për këtë temë gjatë një kafeje mëngjesi me disa banorë të njësisë bashkiake 11 në Tiranë, së bashku me kryebashkiakun Veliaj dhe deputetin Ulsi Manja.
Punët e bashkisë i kanë vënë në vijë, edhe projektet për mandatin tjetër janë gati. Prandaj teksa konsumojnë kafen e mëgjesit bisedat i përqendrojnë në situatën aktuale politike.
Për kryeministrin Rama akti i Presidentit Ilir Meta është befasi për historinë e Republikave Parlamentare në botë, jo në Shqipëri.
“Në fund të ditës shtetin si koncept e mban firma, fjalën e merr era, firmën s’e merr era e hodhe firmën nuk mund t’i kthehesh firmës tënde.
Meta gaboi shumë, por është pjesë e planit nuk është gabim, nuk është lajthitje”.
Të ulur me banorët e njësisë 11 në Tiranë, kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj që kandidon për një mandat të dytë diskutojnë se janë marrë me të drejtë të pandehur nga prokuroria për lobimin rus në SHBA, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy funksionarët e kësaj partie ish-sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri Ilir Dervishi.
Sipas kryeministrit Rama ka një gjë që e ka bërë mirë kryedemokrati Basha.
“Gaboi keq shumë, që pas marrëveshjes se e kompleksuan ata. E vetmja gjë prej lideri që ka bërë, ka qenë marrëveshja”.
Sa për datën e zgjedhjeve vendore ajo vazhdon të jetë 30 qershor në kalendarin elektoral të socialistëve. /ABC News Albania 24/7