Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër presidentit amerikan, Joe Biden, ku i shpreh ngushëllime në emër të popullit shqiptar, për vrasjen e 3 ushtarëve amerikanë në Jordani.
Në letrën që kreu i qeverisë e ka publikuar edhe në rrjetet sociale, shkruan se në këto kohë të vështira, duhet të qëndrojmë të gjithë së bashku.
Ndër të tjera, Rama shprehet se Shqipëria qëndron përkrah SHBA-ve.
— Edi Rama (@ediramaal) February 1, 2024

