Rama: Laboratorët e rinj inteligjentë do të shtrihen edhe në 615 shkolla të tjera në mbarë vendin

schedule08:05 - 24 Janar, 2025

schedule 08:05 - 24 Janar, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se laboratorët e rinj inteligjentë po rrisin aftësitë digjitale për mbi 35 mijë nxënës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se këto laboratorë do të shtrihen edhe në 615 shkolla të tjera në mbarë vendin.

“Mirëmëngjes dhe me laboratorët e rinj inteligjentë, që po rrisin aftësitë digjitale për mbi 35 mijë nxënës, e që do të shtrihen edhe në 615 shkolla të tjera në mbarë vendin, ju uroj Gëzuar Ditën Botërore të Arsimit”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!