Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët kryeministri Edi Rama ka zbuluar disa nga bizneset që përfitojnë ndihmë ekonomike nga paketa e zgjeruar financiare. Rama tha se do të përfshihen në këtë paketë ata që punojnë në një biznes të siguruar dhe nuk kanë mundësi të shkojnë në punë duke përmendur tregjet, punonjësit e qendrave tregtare dhe Call Center-at. Ndërsa shtoi se nga kjo paketë nuk është parashikuar asnjë gjë për momentin, për arbitrat.
“Ata që punojnë në tregje dhe janë të regjistruar janë brenda paketës së zgjeruar. Arbitrat japin shumë penallti gabim. Për arbitrat nuk ka asgjë për momentin. Si ta gjejmë ne që ju keni punuar në të zezë dhe nuk je fallco. Prandaj duhet denoncuar ai që t’i jep lekët në të zezë. Ata që punojnë në qendrat tregtare do marrin 400 mijë lekë”, tha Rama
Rama u pyet se kur do të nisë transporti publik nëpër rrethe, teksa tha se është herët për të folur për këtë. “Herët për të folur për transportin publik në rrethe”
Kreu i qeverisë bëri një përmbledhje të dy paketave financiare duke listuar edhe njëherë kategoritë që kanë përfituar prej tyre, atë që ai e quajti një frymëmarrje në këtë kohë pandemie. Ai thumboi edhe kreun e opozitës Lulzim Basha duke thënë se vetë, atyre që thonë 7×7=42 i duke pak 70 mln dollarë.
“Paketa e parë e cila pësoi valën e parë të goditjeve duke dy fishuar ndihmën ekonomike dhe duke i dhënë pagën e luftës të gjithë atyre që mbyllën menjëherë aktivitetin dhe indiksimin e pensioneve. Janë 71 mijë persona me ndihmë ekonomike që e kanë marrë dyfish. Janë mbi 70 mijë biznese të vogla që po marrin pagën nga paketa e parë. Janë 40 mijë të tjerë që po verifikohen. Paketa e zgjeruruar prej edhe 100 mijë të tjerë në biznes të vogël.
Merrni të gjithë 400 mijë lekë. 66 mijë të tjërë që janë në kompani të mëdha dhe nuk punojnë dot dhe 10 mijë të tjerë në sektorin e turizmit. Paketat shkojnë tek 70 mln dollarë. Për një vend si Shqipëria 70 milionë dollarë për një pagesë që vlen vetëm për periudhën 40 ditë nga sot deri në fund të majit ata që thonë 7×7=42 mund t’i duken pak.
Çdo gjë që them unë e bëj. Ne nuk kemi dalë këtu për të treguar përralla. Këtu jemi prapë nesër. Kjo nuk është çështje votash por respekti për njerëzit”, tha Rama./Abcnews.al

