Rama: Kufiri është i mbyllur, as del dhe as nuk mund të hyjë dot njeri

schedule16:47 - 6 Prill, 2020

schedule 16:47 - 6 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me bllokimin e emigrantëve në kufi.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ritheksuar faktin se kufiri është i mbyllur dhe nuk mund të dalë dhe të hyjë njeri.

Rama ndër të tjera shkruan se ne jemi në një luftë botërore dhe si gjithë bota, po mbrohemi me masa e me rregulla që deri dje nuk i imagjinonim se mund të ishin e vetmja mbrojtje e shëndetit të popullit

Postimi i plotë:

Duke parë se mediat vazhdojnë i kuptojnë dhe komunikojnë sipas qejfit informacionet apo pohimet tona, madje edhe kur janë krejt të qarta e të stërpërsëritura, po ristërpërsëris:

🔴 Kufiri është i mbyllur. as nuk mund të dalë, as nuk mund të hyjë dot njeri

Ne jemi në një luftë botërore dhe si gjithë bota, po mbrohemi me masa e me rregulla që deri dje nuk i imagjinonim se mund të ishin e vetmja mbrojtje e shëndetit të popullit! Mbyllja e kufijve është njëra prej tyre. Dhe le te hidhen përpjetë ata që nuk duan të kuptojnë, bashkë me nxitësit apo simpatizantët e tyre, që nuk duan që Shqipëria ta fitojë këtë luftë, po KUFIRI NUk HAPET PËR ASNJË QË VJEN NË PIKËN KUFITARE me teorinë e Faktit të Kryer! Kujt nuk do që ta mbrojë jetën e tij, jemi ne që do t’ia imponojmë dhe nuk do ta lemë të marrë në qafë veten apo të tjerët. Afatet e dokumentave të çfarëdolloji kanë rënë në çdo vend, sepse qytetarët nuk janë përgjegjës për djegien e afatit të tyre. Kështu që të gjithë të rrinë aty ku ndodhen dhe të mos kërkojnë të pamundurën në këto kushte.

Kush ka një arsye jetike, të verifikuar nga konsullata më e afërt dhe nuk rri dot pa lëvizur drejt kufirit tokësor, do të mund të shkojë në shtëpi vetëm pasi të karantinohet 14 ditë në një dhomë brenda një strukture hoteliere pranë kufirit, me shpenzimet e veta. Nga kjo mundësi përjashtohen kategorisht, qytetarët që janë rezidentë në vende të tjera, të cilët, e përsëris, nuk do të hyjnë dot në Shqipëri, me teorinë e faktit të kryer!

Më shani e më mallkoni mua sa të doni, po që ne t’i vemë zjarrin e Coronës këtij vendi, duke këputur hallkat e kufirit nga zinxhiri i mbrojtjes, që deri tani pa na mban në këmbë siç duhet, KJO ËSHTË E PAMUNDUR!/abcneës.al