Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama krenohet në Facebook me spektaklin që dhanë sot 2 avionët bombardues amerikanë në qiellin shqiptar

schedule18:55 - 22 Gusht, 2022

schedule 18:55 - 22 Gusht, 2022

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përshëndetur fluturimin e dy prej avionëve më të mëdhenj të ushtrisë amerikane në qiellin shqiptar ditën e sotme rreth orës 14:50.

Nëpërmjet një postimi të videos në Facebook nga momenti i fluturimit të bishave amerikane mbi sheshin Skënderbej në Tiranë, Rama shkruan se avionët B52 fluturuan në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.



Eventi i spektaklit të avionëve amerikanë është organizuar nga ambasada amerikane në vendin tonë.

Në ceremoni mori pjesë edhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Me buzën gaz, ajo përshëndeti dy avionët amerikanë, teksa u takua në shesh me të rinj dhe fëmijë shqiptarë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!