VIDEO/ 100-vjetori i miqësisë Shqipëri-SHBA, 2 “bishat” amerikane fluturojnë mbi sheshin Skënderbej në Tiranë

schedule14:54 - 22 Gusht, 2022

schedule 14:54 - 22 Gusht, 2022

Dy avionët gjigantë “B52” të SHBA-ve fluturuan sot mes orës 14:45-15:00 mbi sheshin Skënderbej me qëllim nderimi ndaj shqiptarëve në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Eventi është organizuar nga ambasada amerikane në vendin tonë, për të festuar 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Në ceremoni mori pjesë edhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Me buzën gaz, ajo përshëndeti dy avionët amerikanë, teksa u takua në shesh me të rinj dhe fëmijë shqiptarë.

/abcnews.al/