Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama konfirmon Safet Gjicin në Kukës

schedule19:10 - 5 Prill, 2019

schedule 19:10 - 5 Prill, 2019

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar kandidimin e Safet Gjicit për kryetar të Bashkisë së Kukësit. Para se të mbërrinte në takimin për Bashkinë që duam, kryebashkiaku aktual së bashku me një grup opozitarësh u përpoqën t’i bllokojnë rrugën shefit të ekzekutivit.

Ia zunë rrugën dhe pretendojnë se vetëm nga qielli mund të zbresë në Kukës.  Janë një grup të prirë nga opozita që i kujtojnë kryeministrit Edi Rama se protestat do ti ndeshë ngado që udhëton. Atë që pa ua tha banorëve në takimin Bashkia që duam në Kukës.

“Traditën e mikpritjes e keni shumë të fortë, edhe pse disa dalin te rruga. E dimë që pyll pa derra s’ka”, tha Rama. 

Të paktë në numër i konsideron ata që sot drejtojnë bashkinë e Kukësit, prandaj ndjehet i sigurt për fitoren me kandidatin e tij Safet Gjicin.

Pikëpyetje kanë për Tropojën megjithatë edhe atje nuk i kanë ulur pritshmërinë. Arsyeja pse duhet të votojnë majtas edhe demokratët është puna sipas shefit të ekzekutivit, mjafton që të kuptojnë  kush fle e kush rri zgjuar natën

E ilustroi edhe me shembuj konkretë se cilët janë më punëtorët. Socialistët kanë vënë në rrugë të mbarë ndërtimin e aeroportit të Kukësit që i cili mbledh shqiptarët këtej dhe andej kufirit, por që do të sjellë një erë zhvillimi për të gjithë zonën dhe do të hapë deri në 12 mijë vende pune.

“Do i japë mundësinë çunave të Kukësit të vijnë me shumë pak paund. Disa do vijën për punë dhe festa. Ka dhe nga ata që do vijën për protesta. Parashikohet një fluks prej rreth 300 mijë pasagjerësh në vitin e parë për të shkuar deri në 1 milion pasagjerë në vit. Është një projekt që na jep garancinë se do të jetë edhe një gjenerator vendesh pune. Çdo dollar në aviacion përkthehet në 4 dollar përfitim”.

Në përfundim është edhe projekti për ndërtimin e stadiumit, një arsye më shumë pse duhet fituar kjo bashki sipas kryeministrit.

“Së shpejt do të jemi këtu për të filluar punën për ndërtimin e stadiumit. Me ndërtimin e tij do t’i prisni këtu miqtë që do vijnë. Besoj ka ardhur koha që Bashkinë të na e jepni ne, si detyrë për të bërë për Kukësin shumë gjëra që duhet të ishin bërë me kohë”.

Votën e kërkon edhe për reflektimin që qeveria e tij bën ndaj gabimeve, siç ndodhi me rrugën e kombit.

“Ne nuk jemi të pagabueshëm. Ai nuk ishte një gabim i vogël sepse futi në siklet një komunitet të tërë. Jemi vazhdimisht këmbëngulës për të bërë më të mirën. Jo gjithmonë ata që protestojnë ka në të drejtë”.

Në këtë kategori sipas kryeministrit janë edhe këta opozitarë kuksianë që tentuan të çajnë kordonin e policisë për tu përballur me të. Uniformat blu ia dolën ti bllokojnë duke e lënë kryeministrin të vazhdojë agjendën e tij në qarkun verior./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!