Rama këmbëkryq mes qershive në Dibër: Do të bëheni qyteti i parë për agro-përpunimin

schedule17:29 - 18 Qershor, 2022

schedule 17:29 - 18 Qershor, 2022

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka qenë në një takim me fermerët e Dibrës, duke folur për problematikat që ata po hasin.

Kreu i qeverisë theksoi se Dibra do të bëhet qyteti i parë i agropërpunimit. Ndërsa u kërkoi fermerëve që të rrisin prodhueshmërinë dhe llojet e ndryshme të frutave.

Rama u ul këmbëkryq me banorët ndërsa shijoi edhe disa kokrra qershi, ndërsa një fermer i tha se në këtë periudhë nga Dibra janë vjelur 40 herë më shumë fruta në sasi dhe janë përfituar 41 milionë dollarë fitime më shumë se sa vitin e kaluar.

Sipas ministres së bujqësisë Frida Krifca, fermerët e Dibrës problem më të madh kanë tregun për shitjen e produkteve. Ajo shtoi se do të punohet për ndërtimin e një tregu bashkë me bashkinë e Bulqizës dhe Tiranës.

Rama shtoi se me rrugën e Arbrit, Dibra do të futen në tregun e Tiranës, ku do të shiten produktet e fermerëve.

./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!