Rama: Kanionet e Skraparit nuk preken/Klosi: Shkelësit do të ndiqen penalisht

schedule10:34 - 9 Shkurt, 2018

schedule 10:34 - 9 Shkurt, 2018

Nuk do të ketë asnjë HEC që dëmton kanionet e Osumit. Garancinë e dhanë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi sipas të cilëve të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do të dërgohen për ndjekje penale.

 

Nuk do të preken kanionet e skraparit nga asnjë hec . Me këto fjalë të shpërndara në rrjetet sociale kërkon t’i qetësojë kryeministri Edi Rama të gjithë ata që e kundërshtuan ndërtimin e dy heceve.

 

“Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet”

Të njëjtin qëndrim mban edhe vetë Ministri i Turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi. Ai zgjodhi të ishte në vendin që do të cënohej nga ndërtimet për të paralajmëruar se shkelësit e ligjit do të shkojnë për ndjekje penale.

 

Qyetarët janë të parët që i çuan sinjalin kabinetit të kryemnistrisë kreu i së cilës në shkrimin e tij tregon se çfarë dallon qeveritë nga njëra tjetra. Ky rast sipas kryeministrit është shembulli konkret.

 

“Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar”.

 

Kreu i qeverisë u  kërkon edhe ndjesë atyre që vërtet u shqetësuan nga prekja e kanioneve Magjike siç i quan ai, por njëherazi shpreh edhe dëshirën për tu rikthyer atje duke bërë rafting si disa vite më parë. Një sport që do të vazhdojë tu japë adrenalinë të apasionaruavë dhe garancinë qeveria ia jep jo vetëm me shkrime por edhe me zë e figurë.

/abcnews.al