“Rama ka shkelur ligjin”, Gjuzi i revoltuar në Kuvend, Ruçi e ironizon: Ulu se po vonon vaksinën

schedule17:47 - 18 Janar, 2021

schedule 17:47 - 18 Janar, 2021

Deputeti Kujtim Gjuzi deklaroi në Kuvend se kreu i qeverisë Edi Rama ka shkelur ligjin me vaksinën anti-COVID duke shtuar se ai ka munguar në Kuvend për të shmangur dhënien e llogarisë.

Ruçi ironizoi Gjuzin që të largohet nga foltorja duke shtuar se në këtë mënyrë po vonon vaksinën.

Kujtim Gjuzi: Kryeministri ka shkelur ligjin me vaksinën dhe prandaj mungon sot në seancë sepse e di që opozita do e pyesë. Mos më ndërprit kryetar, mbivendosesh tek të gjithë deputetët. Drejtori juaj për shërbimet na e mbyll gojën. Doni t’i mbani të gjitha në kontroll

Gramoz Ruçi: Zoti Gjuzi po vononi vaksinën për ta bërë ti.

/mv.abcnews.al