Rama jep “çelësat” në Bubq: Tërmetit iu shtua pandemia, si një film fantastiko-shkencor, u mbyllëm me javë

schedule16:30 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 16:30 - 29 Dhjetor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar sot çelësat e 122 shtëpive të reja në Bubq, që janë rindërtuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019 ku për pasojë humbën jetën 51 qytetarë dhe mbi 1000 të tjerë u plagosën. Duke e konsideruar Bubqin një qytezë të re kryeministri thotë se rindërtimi vijon.

Mirëmbrëma dhe ti  gëzoi shtëpitë, shumica për të mos thënë se të gjithë ju as nuk kishit fuqi të besonit që do ndërtoheshin, shtëpitë që sot nuk ju japin juve banorëve të kësaj qyteze të re thjesht mundësinë e një strehe shumë më të mirë më të sigurt se ajo që humbët por mundësinë e një jete të re në komunitet. Ky ka=a qenë një nga qëllimet e programit të rindërtimit. Të krijojmë mundësi më të mira se ato që njerëzit kishin para tërmetit. Këtu s’janë vetëm 122 banesa por një komunitet të ri me një infrastrukturë që çdokush do të donte ta kishte dhe jo gjithkush e ka ende në Tiranë, me shkollën e re një ndër 19 shkollat apo 20 që janë ndërtuar dhe po ndërtohen të reja nga e para. Me amfiteatrin natyror ku mund të organizohen aktivitete dhe patjetër edhe me hapësira që unë uroj dhe ju nxis që ti ktheni në hapësira të bukura dhe të gjelbëruara”, tha Rama.

Duke kujtuar momentet e para pas tërmetit tragjik dhe skepticizmin e njerëzve për rindërtimin, Rama nënvizoi se kësaj fatkeqësie iu shtua edhe pandemia e cila na kthehu në një realitet si nëpër filma, të izoluar me ditë me radhë, duke krijuar vonesa edhe në rindërtim.

“Unë e kujtoj momentin e parë kujtoj edhe takimet në Bubq edhe sytë e zbrazur nga çdo shpresë, kujtoj edhe një konflikt që kemi pasur me një nga banorët i revoltuar që do ti prishej shtëpia që kishte dhe komplet agresivë bindjen se as  nuk bëhet fjalë që këto do bëhej gjë por i bindur që ne këtu kishin ardhur të shtonim peshën e pakënaqësisë. Mes nesh kur ra ajo fatkeqësi hyri në mes dhe një pandemi e madhe, na detyroi që të mbylleshim si një film fantastiko-shkencor të gjithë nëpër shtëpia për ditë e javë të tëra, bllokoi shumë nga importet e materialeve, krijoi vonesë brenda harkut kohor kur ne duhej ta mbyllnim atë proces”.

Lexo edhe: Ahmetaj: 119 milionë dollarë janë investuar për shkollat, rekord në 30 vite

Gjatë ceremonisë së ndarjes së banesave të reja në Bubq, ishte dhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj i cili tha se kanë përfituar nga procesi 49 mijë familje, si dhe janë investuar miliona dollarë. Dje 522 familje morën çelësat e shtëpive të tyre në kompleksin e pallateve financuar në Laç.  be.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!