Rama inspekton zbatimin e projekteve në Divjakë

schedule15:03 - 25 Nëntor, 2017

schedule 15:03 - 25 Nëntor, 2017

Rreth 15 mijë fermerë në Divjakë do të përfitojnë nga rehabilitimi i sistemit ujitës Murriz-Thanë. Për t’u njohur me këtë dhe investime të tjera,kryeministri Edi Rama u takua me përfaqësues të pushtetit vendor dhe zbatues të projekteve të qeverisë.

Ka zgjedhur të shohë se si po realizohen investimet më të fundit në Divjakë.Ndalesa e parë e Kryeministrit Edi Rama ishte më rehabilitimin e sistemit ujitës murriz thanë.

Kjo do të thotë një dimër më i mirë për kullimin dhe një verë më e mirë për vaditjen në Divjakë. Në sajë të kësaj ndërhyrjeje pritet të marrë fund njëherë e mirë, verën e ardhshme, problemi i ujitjes për afro 7600 ha sipërfaqe bujqësore në disa fshatra.

Inspektimin e radhës Kryemnistri e bëri në unazën bujqësore të Lushnjes prej 46 kilometrash e cila është drejt përfundimit.

Ky segment përmbyll edhe aksin turistik të Divjakës nga rreth-rrotullimi deri në zonën e plazhit, ku ndër të tjera përfshihet edhe një ure të re në zonën e Shën-Premtes.

Në fund la një prej pikave që tërheq më së shumti turistët e huaj dhe vendas, Kishën e Shën Thanasit, më luginën e Karavastasë.

Ky monument kulture prej 64 vitesh, nga degradimi ku ishte harruar, ka rifituar vlerat dhe identitetin e saj. Kisha e Shën Thanasit i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë në përputhje me vlerat arkitekturore dhe historike që ajo bart.

Nga çatitë që vareshin për shkak të depozitimit të mbeturinave, dyshemesë dhe mureve të rrënuara, sot, Kisha e Shën Thanasit tërheq mjaft vizitorë jo vetëm me historinë, por edhe me pikturat murale të trashëguara nga familja grabovare Çetiri, të cilat janë restauruar me mjaft mjeshtëri nën kujdesin e restauratorit Mustafa Arapi./abcnews.al

https://youtu.be/-vxljf3H780

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!