“Pash të madhin Zot, më jep një sqarim”: E moshuara i zë rrugën Ramës në Bubq

schedule14:10 - 22 Maj, 2020

schedule 14:10 - 22 Maj, 2020

Kryeministri Rama ditën e sotme ka patur një vizitë në Bubq, në zonën ku tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar shkaktoi dëme të mëdha.

Rama inspektoi zonën ku në fillim të muajit korrik do të hapet kantieri i rindërtimit për një qendër të re administrative.

Në inspektimin e zonës, Rama është shoqëruar nga Arben Ahmetaj, ministrja e kulturës Elva Margariti e cila sqaroi se qendra e re administrative do të ketë shërbime publike, zona tregtare, shkolla, dhe një park të ri.

Gjatë përfundimit të vizitës në Bubq, kryeministri është ndalur nga një e moshuar e cila ka ndalur ndërsa Rama ishte në ikje.

Me sa duket e moshuara i është drejtuar kryeministrit për pronën e saj, nëse do e ketë përsëri apo jo.

Biseda:

Rama-Mos u ngjisni, mos u ngjisni me njëri –tjetrin…

E moshuara-Pash të madhin zot, jam duke thënë… (ndërprerë biseda)

Rama-Do të të jepet ty, e njëjta hapësirë që ke 100% brenda planit. Po ta them edhe njëherë 100%, metër për metër do marrësh atë që ke, dhe do ta marrësh brenda planit sipas ndërtimit të ri.

Në fund kryeministri u drejtohet banorëve të Bubqit me fjalët:

“Do e bëjmë sic ju kemi thënë. Në fund të qershorit do fillojnë punimet, do i ndërtojmë të gjitha shtëpitë. Do fillojnë punimet në të gjitha zonat kështuqë edhe pak durim”./abcnews.al