Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Rama: Humbjet e jetëve nga COVID nën mesataren e rajonit! Spitalet s’kanë asgjë më pak se Europa

schedule16:23 - 16 Nëntor, 2020

schedule 16:23 - 16 Nëntor, 2020

Kreu i qeverisë Edi Rama thotë se sistemi shëndetësor në Shqipëri nuk ka asgjë më pak se ato të Europës për përballimin e situatës së Covid-19. Me anë të një statusi më rrjetet sociale, Rama shkruan se infektimet dhe humbjet e jetëve në Shqipëri janë në mesataren e rajonit.

Ai apelon të zbatohen rekomandimet e mjekëve për mbajtjen e maskës, ruajtjen e distancës dhe bën thirrje për mbrojtje nga dezinformimi. Me besim dhe durim, vijon kryeministri, do ta kalojmë këtë sprovë të jashtëzakonshme.

” Infektime nën mesataren e rajonit. Humbje jete nën mesataren e rajonit. Spitalet Covid asgjë mangut nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë. Mjekë e infermierë të palodhur. Qeveri në krye të detyrës. Mbani Maskën, Ruani Distancat, Mbrohuni NgaDizinformimi. Me BESIM dhe DURIM do ta kalojmë edhe kêtë sprovë të jashtëzakonshme së bashku”, shkruan Rama./mv.abcnews.al



Postimi i kryeministrit Edi Rama

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!