I vetëdijshëm për rëndësinë që ka rikofirmimi i socialistëve ne 11 maj, Rama i shtriu dorën e bashkëpunimit edhe Dashnor Sulës, por me një kusht, që të dezinfektohet si thotë ai, nga partia që e la jashte listës së Elbasanit.
“Duhet të jemi të hapur edhe për blutë. Vetëm kukumjaçkat dhe salamandrat nuk hyjnë sot. Edhe Dash Sula mund të jetë, por duhet të dezinfektohet fillimisht. Aty një njeri me ulërima për miletin dhe komunitetin e tij ishte, duhet t’i japim atë që meriton. Por duhet të heqë fillimisht morrat e kënetës, aty të mbyt morri.” tha ai.
Ndërsa për Sali Berishën dhe partitë e reja, të cilat i cilëson kopje të partisë demokratike, Rama tha se do marrin përgjigje në 12 maj, atë ditë kur edhe ekipi negociator në Bruksel do të marrë rikonfirmimin e popullit shqiptare për të cuar përpara negociatat.
“Më 12 maj ne do kemi punën tonë me numërimin e votave e bla-bla-bla, por ama ata që do shkojnë ditë të hënë në punë, janë 1 mijë veta që punojnë për negociatat, nuk duhet të kenë asnjë ndërhyrje, asnjë pengesë, dhe ata që janë në BE e Bruksel të marrin mesazhin se populli shqiptar vijon përpara me negociatat. Sado të ketë ndërhyrje nga këto të kënetës dhe moçaleve të vjetra, gjoja me rininë e tyre që po vjen, me baballarët e tezet në listat e tyre” tha Rama.