Kryeministri Rama tha se do të rrinte gjatë në Komision për t’iu përgjigjur interesit të deputetëve. Rama tha se Tabaku gaboi duke thënë se inceneratori i Tiranës po financohej nga buxheti i shtetit. Sipas tij, nga buxheti financohen inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.
“Është një term që ma ka mësuar avokat Ngjela, quhet Lajthitje në Objekt. Tirana nuk është financuar nga buxheti i shtetit, Elbasani dhe Fieri po”, tha Rama duke shkaktuar reagimin e Tabakut dhe Belind Këlliçit.
Ndaj këtij të fundit Rama tha: Pasi ke ndenjur aq gjatë në të ftohtë në stadium, nuk mund të iki pa të dëgjuar ty.
Madje, tha Rama, nuk iki pa ju dëgjuar të gjithëve dhe mund të sillni edhe të tjerë këtu me ndërrim.
Kryeministri i tha Tabakut që t’i kërkonte ndjesë pasi e kishte fyer gjatë pyetjeve. /abcnews.al