Rama i përgjigjet Yuri Kim. Kryeministri: Të hetohet Berisha e Meta, nuk është presion ndaj SPAK, por kërkesë legjitime

schedule10:17 - 11 Maj, 2022

schedule 10:17 - 11 Maj, 2022

Për kryeministrin Edi Rama të kërkosh hetim për Sali Berishën dhe për Ilir Metën nuk është presion ndaj SPAK. Ai ka marrë në shembull të dërguarit e SHBA dhe BE të cilët vazhdimisht kanë kërkuar nga SPAK që të zgjerojë hetimet, ku sipas Ramës as ata nuk po bëjnë presion.

Kryeministri Edi Rama deklaratën e tij e ka bërë gjatë një konferencë për mediat bashkë me ministrin Ulsi Manja nga selia e Partisë Socialiste. Kryeministri Rama tha se është e nevojshme që SPAK të hetojë të gjithë politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar


“Nëse sot ka ish ministra në burg. Është faktoi kokëfortë dhe historik që është se as unë dhe askush nga ne, sjam angazhuar për të thënë një gjë dhe për të bërë një gjë tjetër.”

Garancia se drejtësia mund të hyjë lirisht në oborrin e PS dhe të bëjë drejtësi për këtë që e turpëron këtë parti jemi ne. Lidershipi i PS dhe vetë kjo parti. Kjo është çështje zgjedhje dhe jo imponimi nga dikush. Nga Amerika apo nga Europa. Dhe as detyrimi ndaj tyre. Kjo është çështje zgjedhje që ne e kemi bërë si detyrim për fëmijët tanë. Fëmijët e të gjithë shqiptarëve. Askush nuk e besonte se do ja dilnim ta kalonim reformën. Por ja ku jemi sot. Shqiptarë ndërkombëtar, gazetarë, se kjo parti është i vetmi subjekt në këtë vend i vetmi që as nuk i ka bërë dhe as nuk i bën dhe as nuk do ti bëjë ndonjë presion drejtësisë. Deri kur të më jepni ndonjë subjekt tjetër. Të kërkosh drejtësi kur Vettingu po bën 5 vjet dhe SPAK po mbush tre vjet nuk do të thotë të bësh presion. Se ndryshe çfarë duhet të themi për deklaratat e bëra nga përfaqësuesit e BE dhe SHBA ku është kërkuar hapur ndëshkimi i politikanëve apo gjykatësve të korruptuar. Sipas meje ky nuk është presion por një kërkesë legjitime për të kërkuar më shumë nga drejtësia.” tha Rama.

Kujtojmë se pak ditë më parë Rama tha se duhet që SPAK të nis hetime për Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama drejtuar prokurorëve të SPAK-ut për të hetuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

Gjatë një konference të KLGJ-së, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili sërish ka përsëriti thirrjen ndaj SPAK për hetimin e Berishës, ambasadorja Kim tha se dretësia nuk mund të funksionojë me urdhra apo porosi.

“Ky nuk është standardi që kërkohet”, u shpreh ambasadorja Kim, duke shtuar se “prokurorët nuk mund të veprojnë kur i urdhëron, porosit apo kërcënon dikush”.

Sipas normave dhe praktikave të miqve tuaj SHBA, dhe miqve të ardhshëm BE, reforma në drejtësi quhet e suksesshme kur të mos kemi më gjyqtarë dhe prokurorë të papërshtatshëm. Do të quhet normale kur politikanë në pushtet apo jo të mos kërkojnë hetimin e këtij apo atij. Këto nuk janë standardet që kërkojmë të arrijmë në Shqipëri.

Këto nuk janë standardet që kërkojnë shqiptarët kur flasin për reformën në drejtësi. Duhet një drejtësi, ku drejtësia është e verbër, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Kur veprojnë prokurorët, nuk duhet ta bëjnë se i ka kërcënuar dikush, i ka porositur dikush apo u ka dhënë para dikush”, u shpreh ambasadorja Kim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!