Rama i përgjigjet PD dhe LSI: Të ulemi pa humbur kohë, mos shihni gishtin kur tregon hënën

schedule13:21 - 22 Korrik, 2020

schedule 13:21 - 22 Korrik, 2020

Partia Socialiste nuk tërhiqet nga ftesa për mbledhjen e sotme të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar në një status në twitter se opozita nuk mund ta kushtëzojnë Këshillin Politik ashtu siç ka bërë dikur me Kuvendin.

“Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë.

Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur,se nuk funksionon!”, shkruan Rama.

Ndërsa përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik Damian Gjiknuri në përgjigje për Bylykbashin dhe Vasilin, Gjiknuri thotë se mund të takohen edhe të enjten dhe të premten por pa shtyrë takimin e sotëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!