Kryeministri Edi Rama, pas mbarimit të takimit në Vlorë me drejtorët dhe Asamblenë e PS në këtë qytet, teksa u pyet për deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha tha për mediat se nuk i kishte dëgjuar ato.
Ish-kryeministri Berisha, më herët tha se Rama do të kandidonte në Durrës, por u tërhoq. Sipas kryeministrit Rama, Berisha nuk ka çfarë ti japë më Shqipërisë.
Lexo edhe: Apeli i Yuri Kim për 5 qershorin, Rama: Për ambasadorët flas kur jam me ta
Gjithashtu ai nuk nguroi t’i urojë Berishës shëndet të plotë dhe jetë të gjatë.
Përgjigje për ish-kryeministrin Sali Berisha: “Unë kam kohë që nuk e di çfarë thotë paraardhësi im. Ju sugjeroj që ta konsideroni për moshën që ka një njeri që duhet lënë në vetmin e tij dhe pastë jetë të gjatë dhe i gëzoftë sa më gjatë nipat dhe mbesat. Shqipërisë nuk ka çfarë i jep më. Unë nuk e di çfarë ka thënë nuk më intereson çfarë thotë. Për mua është një person që duhet injoruar plotësisht”, tha Rama.
/abcnews.al/