Rama i përgjigjet ambasadorit Lu: Balili do të kapet, por s’është e lehtë

schedule11:54 - 5 Korrik, 2018

schedule 11:54 - 5 Korrik, 2018

Pas deklaratave të Ambasadorit amerikan në vendin tonë, për ndëshkimin e kokave të krimit, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë tha se nuk ka më të paprekshëm në vend, ndërsa për kapjen e Klement Balilit, po bashkëpunohet me homologët europianë. Kryeministri mbrojti edhe Fatmir Xhafajn nga akuzat e opozitës.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet menjëherë ambasadorit Amerikan Donald Lu në lidhje me arrestimin e “Eskobarit” të Ballkanit, Klement Balili. Shefi i qeverisë tha se kapja e tij nuk është e lehtë, pasi më herët ka qenë edhe eksponent i lartë i një partie politike, duke pasur edhe poste drejtuese.

Edi Rama, Kryeministër: Unë e mirëkuptoj shqetësimin që nënvizoi për nuk e di të disatën herë miku ynë ambasadori  lidhur me një nga profilet më të larta të krimit të organizuar dhe pa diskutim që arritja në kapjen e këtij personazhi të botës së krimit është një domosdoshmëri  dhe do të jetë një sukses i madh”.

Rama gjithashtu nënvizoi se sulmet ndaj ministrit Xhafaj janë për të diskredituar luftën kundër krimit të organizuar në sy të ndërkombëtarëve.

 Edi Rama, Kryeministër: Ministri i Brendshëm u vu në një sulm që synonte jo goditjen e tij, por diskreditimin e  të gjithë luftës kundër krimit të organizuar në sytë e të gjithëve ju që jeni këtu me kufje dhe po më dëgjoni mua që po flas shqip. Audio përgjime, vëllai i ministrit duke diskutuar sasitë e drogës me trafikantët nuk ka as kohë dhe as dëshirë të marrë vesh si është e vërteta sespe i bie më kollaj të thotë: Ja kjo është Shqipëria”.

Ndërsa ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin tha se jemi në pritje të rezultateve konkrete nga operacioni “Forca e ligjit”.

 Romana Vlahutin, Ambasadore e Bashkimit Europian: “Katër vjet më parë nisëm Reformën në Drejtësi, jo nga zero por më poshtë se aq. sot po dëshmojmë se  jemi ne rrugë për të zgedhur prokuror dhe gjyqtare me integritet. dekada mangësishë nuk mund të ndreqen menjëherë, por rruga është e qartë dhe acuria është e mirë. Shqipëria ka arritur të bëhet mofel refomash të guximshme që nevojiten jo vetëm për integrimin në Bashkimin Europian por edhe për përparimin e gjithësishëm të rajonit gjithashtu. Ne mbështetëm gritjen e operacionit “Froca e ligjit” dhe në këto 8 muaj shumë gjëra janë bërë por priten akoma më shumë në të ardhmen”.

Në fund Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman tha se peshqit e mëdhenj janë ende në oqean./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!