E PLOTË/ Rama i kërkon SPAK-ut hetimin e tij, Meta: Pas 24 korrikut, liri a vdekje! Kam armët më të forta

schedule12:00 - 17 Maj, 2022

schedule 12:00 - 17 Maj, 2022

Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp duke zbuluar sipas tij prapaskenat e marrëveshjes Rama-Basha në 17 maj 2017, ndërsa iu përgjigj edhe kërkesës së Ramës për hetimin e tij nga SPAK.

Pas 24 korrikut është e sigurt që Ilir Meta dhe jo vetëm dhe me mijëra shqiptarë do të shkojnë te SPAK-u me fakte dhe prova për të gjithë mullarët e korrupsionit të lartësohen çdo ditë. Ai bën thirrje të hetojnë Ilirin dhe Saliun, po kush i ka penguar ata gjatë këtyre viteve?”, vijoi ai duke kujtuar edhe poezinë e Avzi Nelës: Liri a vdekje!

Meta tha se Rama dhe Basha u morën vesh në 17 maj që maxhoranca të kapte pushtetin lokal përmes bojkotit, të gjitha institucionet që zgjidheshin nga Parlamenti.

Në këto 32 pasojat shkatërrimtare për drejtësinë të gjitha vazhdojnë t’i ndjejnë edhe sot shumë rëndë si në çdo ditë të këtyre viteve që kanë kaluar. Ajo marrëveshje e realizuar 5 vite më parë në errësirë është ekspozuar në dritën përvëluese të diellit për çdo qytetar të Shqipërisë.

Ajo nuk ishte një marrëveshje kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që u zhvilluan në kundërshtim me kushtetutën dhe kodin zgjedhor, por ajo vijoi edhe gjatë gjithë fushatës zgjedhore dhe më pas.

Ajo vijoi edhe përgjatë 5 viteve, dhe ende gëlon. Ishte pjesë e marrëveshjes së 17 majit, edhe djegia e qëllimtë e mirëkordinuar e mandateve parlamentare të opozitës, duke i garantuar kapjen e pushtetit dhe të institucioneve të pavarua që zgjidhen nga Parlamenti. ishte pjesë e marrëveshjes edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore duke i dhuruar parti-shtet kontrollin mbi bashkitë dhe këshillat bashkiake. Ishte pjesë e asaj marrëveshje që t’i lehtësohej puna qeverisë“, tha ai.

Presidenti tha se Rama dhe Basha po ashtu ishin marrë vesh që të kapej ekonomia shqiptare nga një grup oligarkësh. Presidenti tha se 17 maji i ardhshëm do të jetë ndryshe, pasi opozita nuk do ta harrojë atë marrëveshje.

Në 5 vite përfituan një grusht oligarkësh, ndërsa humbi familja e thjesht shqiptare“, tha Meta.

Rama i kërkon SPAK-ut hetimin e tij, Meta: Liri a vdekje! Kam armët më të forta

Po ashtu, Meta tha se nuk kishte frikë nga thirrjet e Ramës ndaj SPAK për ta hetuar atë.

“Ilir Meta ka armët më të forta: E vërteta dhe transparenca. Unë nuk i jam shmangur drejtësisë asnjëherë. As drejtësisë së doktor të gjithëpushtetshmit dhe as ndaj ndonjë drejtësie tjetër”, tha Meta.

Pas 24 korrikut është e sigurt që Ilir Meta dhe jo vetëm dhe me mijëra shqiptarë do të shkojnë te SPAK-u me fakte dhe prova për të gjithë mullarët e korrupsionit të lartësohen çdo ditë. Ai bën thirrje të hetojnë Ilirin dhe Saliun, po kush i ka penguar ata gjatë këtyre viteve?”, vijoi ai duke kujtuar edhe poezinë e Avzi Nelës: Liri a vdekje!

Pas 24 prillit, Meta: Ky është kushti im i vetëm për ata që duan të bashkëpunojnë me mua

“Çdo marrëveshje që kam pasur në të kaluarën kam respektuar një realitet të caktuar dhe ka qenë gjithnjë për integrimin evropian të Shqipërisë. Nga 25 prilli, integrimi evropian do të jetë prioritet për mua, por në radhë të parë është sovraniteti…Janë prekur rëndë interesat kombëtare… Të gjithë ata që do të punojnë për sovranitetin e qytetarit tonë, do të bashkëpunoj në mënyrë më të hapur e më të sinqertë. Kam një kusht për ata që duan të bashkëpunojnë me mua pas 24 prillit, kushtetuta ndryshohet vetëm më referendum. “

“700 mijë dollarë për një takim me Trump?”, Meta: Do t’i padis, nuk kam paguar asnjë qindarkë për asnjë foto, isha i ftuar bashkë me Vasilin

“E kam parë atë shkrimin pa emër, për presidentin e një vendi. Nuk është gjë tjetër veçse një ripërtypje në publik e disa shpifjeve të bëra nga revista Father Johns. Sa i përket LSI, keni deklaratë nga Sulçe për atë periudhë, në 2017. Përgjigjet janë shumë të sakta. Për sa më takon mua. Ja ku I keni që të 2018, një gazetar i Fax News, më ka bërë pyetje dhe përgjigja është e qartë, që ishte mashtrim. Unë kam marrë pjesë si kryetar i Parlamentit, bashkë me Vasilin, me ftesë të organizuesve. Duket qartë që nuk kemi asnjë lidhje me atë mashtrim…Nuk ka gjë që nuk verifikohet…I kam paditur, nëse nuk do të isha president, nuk do t’i padisja sepse kështu shpifjesh bëhen përditë. Do të shkojnë në gjyq dhe ka garë të madhe mes studiove avokatore në Vjenë që të më përfaqësojnë në gjyq. T’i nxjerrin me emër gjithë ata që kanë mashtruar, jo vetëm gazetën por edhe atë pjesë të opinionit që mund ta ketë lexuar. 

“Dy prej tyre fshihen në Vjenë”, Meta: Dihet kush është pronari i vërtetë i inceneratorëve

“Më thonë dikush se, nuk mban ekuilibrin. Por kur të gjithë janë një palët dhe kjo palë është në funksion të 5-6 oligarkëve, për të mbajtur në presion dhe terror. E dëgjuat dje, kush ka makinë të shtrenjtë, të deklaroj pagën. Çfarë është ky presion dhe terror që iu bëhet qytetarëve? Kush të ka penguar që të bësh hetim. Si shpjegohet se pronarët e 3 iniciatorëve, po bëjnë namin në kontinentet të tjera dhe s’janë kapur dhe thuhet se dy prej tyre janë në Vjenë. Shpjegohet se ata nuk janë pronarët e vërtetë, por s’kanë venë emrat. Dihet kush është pronari dhe pse i është futur tartakuti…” /abcnews.al/