“Rama i ka rrënjët nga Afganistani”, Sazan Guri: Kur të bëhem president, do të jetë në hijen time

schedule08:40 - 19 Prill, 2022

schedule 08:40 - 19 Prill, 2022

Kandidati për President të Republikës, akademiku, Sazan Guri ka shpjeguar në “ABC e Mëngjesit” arsyet pse duhet të zgjidhet pikërisht ai.

“Unë kandidoj me të kundërtat e njerëzve. Madje shumica e njerëzve xhelozojnë, madje e kanë maçokun në bark.

Kjo nuk ëshët një ego, por është një mundësi, sepse Partia Socialiste kërkon president dhe Sazani është njeriu model. Kam pasqyruar njeriun ndër breza, që mos të kem qenë i shitshëm, i blershëm. Në formimin e njeriut 5% zë edukata thotë Frojdi, ndërsa 95% është pjesa e brendshme”, u shpreh Guri.

Më tej, ai deklaroi se zgjidhet President, kryeministri Edi Rama do të jetë në hijen e tij dhe do të shlyej të gjitha gabimet.

“Unë mund të bëhem pjesë e tolerancës, mirëkuptimit, por jo pjesë e nënshtrimit, sepse po të isha president do të kisha mbledhur 2 mijë firma dhe do të isha drejtuar në Hagë. Unë mund të lodhem 100-fish sot si një qytetar i thjeshtë, si një punëtor i mendjes.

Kryeministri i vendit do të jetë në hijen e tij dhe do të shlyej shumë e më shumë gabime seç ka bërë. Do të jetë balancë, krahu i djathtë. Rëndësi ka që t’i mbushet mendja popullit, s’ka rëndësi për kryeministrin. Një president, jo Sazani se nuk e doni, po një tjetër si ajo që bëri kur shkoj në Lezhë nuk e ndoqi dot media”, tha akademiku.

Sakaq, Guri deklaroi se Presidenti duhet të jetë i pastër për shtatë breza. Ndërsa, sipas tij, Rama dhe kryebashkiaku Veliaj i kanë rrënjët nga Afganistani.

“Thonë që Rama është nga Afganistani, thonë që nuk janë shqiptarë as ai as kryebashkiaku Veliaj. Thonë zërat e liga, se unë nuk e di”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!