I tensionuar kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë akuzat e opozitës për 1.2 milion maska të skaduara. Rama ka theksuar se maskat kanë ardhur nga një organizatë bamirësie dhe janë dërguar për përdorim të përgjithshëm dhe jo në sallat kirurgjikale.
“Ja ku është certifikata që quhet ekzaktësisht “përshkrimi anti-mikrobial” për maskat e fytyrës dhe e bën shumë të qartë se ajo data e skadencës që rrëmoni ju nuk ka lidhje fare me përdorimin e tyre dhe për më tepër jo të dhëna shumë specifike mbi përshkrim dhe efikasitetin e tyre.
Ne nuk i çuam në sallat e kirurgjisë për të cilat janë të destinuara ku duhet sterilitet, dhe megjithëse parametrat e i kanë si përqindje reduktimit të efektit 99%, nuk i kemi çuar atje. I çojmë për përdorim të përgjithshëm se nuk ka shqiptarë sado i turbulluar të jetë, sado i varbër që mund ta hajë se kur i thuhet nga OBSH se të mbron edhe gropa e brrylit kur teshtin. Këto maksa të prodhuara nga një kompani në SHBA dhe të ardhura këtu nga një organizatë shqiptarësh që quhet “bijtë e shqipes” për arsye humanitare”, tha Rama.
Kreu i qeverisë iu drejtua më tej Lulzim Bashës duke i thënë se ka rastin të bëhet si ai për një periudhë të shkurtër kohe.
“Merruni kur të mbarojë epidemia me prokurorinë dhe akuza e me sulme e me helme, por jo tani, mos na fusni në këtë të gjithëve. Keni rastin të dukeni si ne. Ti Lulzim të dukesh si unë për një periudhë të shkurtë kohe, nuk të del keq më beso dhe boll dole atje duke vazhduar ti biesh fyellit dhe bëhet vrimë ku vetëm zvogëlohesh se kjo është luftë nuk është lojë”, deklaroi kryeministri.
Gjatë mesditës së sotme, kryedemokrati Basha publikoi maskat të sipas sipas tij janë të skaduara. Me deklaratën e sotme, Rama pranoi faktin se maskat janë të skaduara, por theksoi se ato janë funksionale. /abcnews.al