Rama hap zarfin: Bajram Begaj kandidati i PS për president, do ta telefonoj që sot

schedule19:16 - 3 Qershor, 2022

schedule 19:16 - 3 Qershor, 2022

Pas më shumë se dy orësh mbledhje në kryesinë e PS, kryeministri Edi Rama ka hapur zarfin. PS ka propozuar zyrtarisht për President të Republikës Bajram Begajn, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Kemi përmbyllur procesin e përzgjedhjes e kandidaturës që do të çojmë në Kuvend për të votuar presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Sot procesi është përmbyllur duke vënë në dispozicion të gjitha kandidaturat e propozuara nga grupi parlamentar me zarfe. Janë ndarë kandidaturat në 3 grupe, është përjashtuar menjëherë dhe nuk është futur në tavolinë blloku i propozuar nga brenda grupi parlamentar. Është hequr dhe blloku i kandidaturave që janë të gjithë gra dhe burra shumë të nderuar, por që i përkasin kësaj familje politike de kanë pasur aktivitet politik në PS se e kemi thënë dhe më parë, sot e kemi ridiskutuar dhe kemi dakordësuar që PS i takon që në këtë moment të shohë dhe të shkojë përtej vetes sepse duhet t’u japë shqiptarëve një kryetar shteti që nuk ka një karrierë politike në PS, por që rrezaton atë normalitet, atë qytetari dhe atë mirësi për të cilën kanë nevojë sot qytetarë dhe jemi përqendruar në bllokun e tretë, i cili ka pasur 26 kandidatura për të arritur në konkluzionin që do të mbështesë Bajram Begën, shefi aktual i Forcave të Armatosura për të qenë president i Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.

Në një komunikim për mediat Rama tha se do ia komunikojë Bajram Begajt përmes telefonit vendimin e PS-së, duke theksuar se sonte shpreson që të ketë një takim me të. “Do ta telefonoj dhe do të kem një takim sonte me të nëse është në qytet. Ne do të zgjedhim presidentin ne seancën e ardhshme me mandatin që na kanë dhënë shqiptarët për të udhëhequr. kemi kaluar në një proces u kemi dhënë disponibilitetin tonë dhe të tjerët kanë bërë punën e vet. Nuk funksionoj ‘me nëse’ për nëse ky popull ka nja proverb të vjetër”, tha Rama.

Begaj (i lindur më 20 mars 1967) është një oficer ushtarak shqiptar, i cili po shërben si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Në vitin 2020, Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.

Gjatë karrierës së tij ushtarake, gjeneralmajor Bajram Begaj ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese në Forcat e Armatosura, si: zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”; drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar; drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të FA; shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor i Spitalit Universitar të Traumës, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura. Ditën e nesërme ai do të votohet si president i 8 i Republikës së Shqipërisë. Kushtetuta parashikon 5 raunde votimi për Presidentit. Me dështimin e 3 të parëve pas asnjë emër, tashmë do të jenë vetëm socialistët që do të do zgjedhin me 74 mandatet e tyre në Parlament. be.k/abcnews.al