Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama godet vendimin e Kushtetueses/ Ironia e kryeministrit: Tani ta lirojë Veliajn edhe nga paraburgimi

schedule12:08 - 4 Nëntor, 2025

schedule 12:08 - 4 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka goditur vendimin e gjykatës kushtetuese, e cila një ditë më parë, anulloi shkarkimin nga detyra të Erjon Veliajt.

Sipas kreut të qeverisë, vendimi I së gjyqtarëve është në dëm të Tiranës, e cila nuk mund të vazhdojë të drejtohet pa një kryetar në zyrë.

“Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo.”

Duke iu përgjigjur kritikëve të cilet e akuzojnë se ka nën kontroll gjykatën kushtetuese por edhe argumentave që kjo e fundit përdori për anullimin e vendimit të qeverisë, me nota ironie, Rama I sugjeron edhe lirimin nga qelia të Veliajt.

“Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur  parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo.”

Kryeministri Edi Rama e mbylli reagimin e tij me një kërkesë për zgjidhjen e ngërcit të krijuar në Bashkinë e Tiranës, ndërsa la të kuptohet se qeveria nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për të zhvilluar zgjedhje të reja në kryeqytet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!