Rama ftesë demokratëve në Londër: Kush shan më shumë aeroportin e Kukësit, biletë fluturimi falas

schedule11:02 - 21 Tetor, 2020

schedule 11:02 - 21 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me fokus infrastrukturën, bëri një pasqyrë të gjendjes aktuale në portet dhe aeroportet në vend.

Duke theksuar se për aeroportin e Kukësit po punohet intensivisht që të mbyllet e të fillojë nga puna sa më shpejt bëri një thirrje të pazakontë.

“Aeroporti i Kukësit operacional do të jetë funksional në pranverë, nuk e kam harruar objektivin që 120 vota për PD ti sjell me avion nga Londra. Midis atyre do përzgjidhen ato që kanë sharë dhe kanë përqeshur më shumë idenë për aeroportin e Kukësit, nëse më ndjekin i ftoj të akumulojnë kredite për udhëtime falas, i i ftoj të shajnë sa më intensivisht dhe të tallen. Kush do shajë më shumë do hyjë në avion dhe do zbresë në Kukës për të votuar Partinë Demokratike. Ky është një objektiv që shpresoj ta realizoj”, tha Rama.

n.d./abcnews.al