Rama falenderon demokratët që refuzuan protestën

schedule13:17 - 26 Maj, 2018

schedule 13:17 - 26 Maj, 2018

Nuk ka vonuar as reagimi i kryeministrit Rama për protestën. Shefi i qeverisë ka ironizuar pjesëmarrjen në protestë, përmes falenderimit të demokratëve që nuk iu përgjigjën ftesës për protestë.

“Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, por e refuzuan ftesën, për të marrë pjesë në babaleprotestën, sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë.”

Është komenti i shkurtër i kryeministrit, i shoqëruar me një foto të punonjësve të Bashkisë, që pastrojnë bulevardin, pas protestës së opozitës. /abcnews.al