“Rama erdhi”, ulet avioni i parë me pasagjerë në aeroportin e Kukësit

schedule15:45 - 18 Prill, 2021

schedule 15:45 - 18 Prill, 2021

Aeroporti “Zayed, Flatrat e Veriut” në Kukës, ka pritur këtë të dielë avionin e parë. “Rama erdhi” është thirrur nga të pranishmit, momentin që avioni mbërriti në pistë.

Fillimisht avioni nga Londra, u ul në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për tu nisur më pas drejt Kukësit.

Kryeministri Edi Rama shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku, priti emigrantët shqiptarë me të cilët udhëtoi drejt Kukësit.

 

Rama u prit nga qytetarët në Kukës me një atmosferë festive, flamuj dhe në ritmet e muzikës.

 

/abcnews.al/