Kryesocialisti Rama mblodhi pasditen e së shtunës në Korçë, vajzat dhe gratë e qarkut. Ai zbuloi se gra por edhe mbështetës të tij, janë shqetësuar për deklaratat e tij për burrat, por u sqaroi se ato vlejnë vetëm politikisht.
“Kam patur ca ankesa, nga gra por dhe ca shokë të partisë, pse unë lavdëroj gratë, edhe sipas tyre, ju bie burrave. Unë nuk shaj burrat, absolutisht, jo, kurrë. Unë them që ata burra që njësoj si shumica dërrmuese e grave, mbështesin PS, janë jo vetëm të zot, port ë mençur, e të hapur, kurse ata burra, që rrinë në kënetë, mund të jenë të zotë në kënetë, janë çyrykë”
Rama zbuloi se edhe mbyllja e Tik-Tok, u arrit falë mbështetjes masive nga gratë për vendimin.
“Nëse do arrinim të mbyllnin TikTokun pa mbështetjen absolute të grave. Po të ishte muhabet burrash nuk e di nëse do ishte mbështetja për të mirën e fëmijëve për mbylljen e TikTok.”
Rama paralajmëroi një tjetër zgjerim të PS për vajzat e gratë.“Ne nuk do ndalemi, ku kemi edhe risi në PS, ku organizatat e partisë drejtohen nga bura e djem e gra dhe vajzave. Dhe në shumicën e tyre kemi drejtuese gra e vajzave. Ne do të bëjmë më shumë. Të ekuilibrojmë forcën vendimmarrëse mes grave dhe burrave. Për të bërë më shumë për gratë. “
Edhe njëherë kryesocialisti, kërkoi votën më 11 maj, për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE.
“Nuk është një takim elektoral, është një takim me historinë. Më 11 maj, o me ne në BE, o me bufin në kënetë. Asnjë vend s’ka mbaruar negociatat, kurse ne kemi fat për 3 vite.”
Ndërsa drejtuesi politik i qarkut, Niko Peleshi, rikonfirmoi objektivin për 7 mandate për Partinë Socialiste në Korçë.