Rama dorëzon çelësat e shtëpive të reja në Kamëz, “shigjeton” demokratët: Ne me bukë e ju me gurë

schedule17:51 - 19 Prill, 2022

schedule 17:51 - 19 Prill, 2022

Kryeministri Edi Rama së bashku me zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, kanë dorëzuar sot çelësat për 112 apartamentet e reja në Valias, Kamëz për banorët që humbën strehën nga tërmeti i 2019.

Rama u shpreh se ajo që është kryesore është që të gjitha këto apartamente janë pronë e patundshme e banorëve. Por, kryeministri nuk harroi të “shigjetonte” Partinë Demokratike dhe demokratët e Kamzës.

Rama: Të gjitha këto apartamente janë tuajat, janë falas.  Kjo vlen për të gjithë ju, edhe për shumicën që janë demokratë dhe duken 4 orë larg. Por nuk humbni gjë po të qeshni me gjithë zemër se shtëpi po merrni. Nuk është faji im, as i joni që ju e prisnit nga tjetërkush dhe ja u bëri tjetërkush. Kështu është jeta, të vjen nga s’e pret. Për ju demokratët e Kamzës paska qenë kjo botë se ju vu kundër, e ne vu kopshte çerdhe, shtëpi. Ju me gurë ne me bukë por nuk na vjen keq. Gurët tuaj na bëjnë më të fortë, juve buka jonë ju bën mirë kështu që të dy palët ecim bashkë. Akoma më shumë rëndësi ka që fëmijët e vegjël, këta të vegjlit fare se ata pak më të rriturit i keni prishur që tani bërtasin “Rama ik”, këta të vegjlit fare të jenë në kushte optimale.

Rama tha se ky program është ndërtuar në mënyrë të tillë që të jetë i barabartë për të gjithë, pavarësisht bindjeve.

Në fund kryeministri nuk harroi të përmendte edhe bravat.

Rama: Ju ka kapur kjo sëmundja t’ia ndërroni bravat njëri-tjetrit. Secili ka bravën e vet. Shikoni punën tuaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!