Pas arrestimit të ish-deputetëve socialistë, Arben Çukos dhe Arben Ndokës, si dhe pas arrestimit të Flamur Avdylit në Shijak ka reaguar kryeministri Edi rama.Ai shprehet në Twitter se ata që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër tij u rrit dëshpërimin.
“Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë”, shkruan Rama.
“Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë”, thotë Rama në rrjetin social.
Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë #DerinëFund
— Edi Rama (@ediramaal) October 21, 2018
/abcnews.al