Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj opozitës ndërsa u zhvillua seanca në Kuvend për Bordin e Paqes.
Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se falë punës së vazhdueshme Shqipëria sot ka një tjetër qasje në arenën ndërkombëtare. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës ndaj qeverisë, tha se Shqipëria do të jetë pjesë e Bordin të Paqes dhe se ky është një tregues i qartë i vlerësimit dhe besimit që kanë ndërkombëtarët.
“Ka vetëm një nuancë në dështimin tuaj, ju prisni të fitonit me helikopterët e ushtrisë amerikane. Ju mbushët dynjanë, në fillim thatë nuk ka ftesë, unë jam mësuar me ju, jua jap pak e nga pak se pastaj mbyteni ju. Doli ftesa tha e ka gjithë bota. Tani më thoni nuk jeni në bord…Grupet e strukturuara ndërkombëtare ju nuk e dini se si funksionojnë”, tha ai.


