Ka nisur me debate seanca e sotme parlamentare ku pritet të votohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Në fjalën e tij në Kuvend kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitës, ku kjo e fundit e cilësoi diktator.
“Ka një ndryshim të madh mes nesh dhe jush. Këto nuk janë fjalë që mund të dalin nga goja e dikujt që fajëson disa të tjerë. Kjo është rrugaçëri, këto janë fjalë rrugaçësh. Vetëm një rrugaç del në rrugë dhe i thotë tjetrit fjalën e fundit. Nëse do mendoja në atë formë atëherë do isha njësoj si ju dhe si ata.
Patjetër që gjuha shqipe s’ka kocka, por gjuha ime ju thyen kockat juve dhe do ja u thyej kockat në sensin e oratorisë politike, kurse gjuha juaj thyen themelin e bashkëjetesës dhe thyen normat elementare të edukatës së bashku dhe kontratën natyrale me fëmijët tuaj. Habitem çfarë i thoni fëmijëve tuaj në shtëpi kur ju dëgjojnë çfarë flisni”, tha Rama.
Gjithashtu kryeminsitri u shpreh se nëse do të ishte diktator opozita jashtëparlamentare nuk do të kishte mundësinë që të ulej në tryezë dhe të firmoste marrëveshje politike.
Pjesë nga fjala e Kryeministrit Rama në Kuvend
Sa për diktaturën dhe autokratët po ju them që sikur thjesht dhe vetëm të isha pak sa Saliu ata që janë jashtë nuk kishin shans të uleshin në tavolinë të uleshin ,të bënim marrëveshje, të stërtakoheshim etj, i kemi çuar Ilir Rusmajlin për këtë, dhe këta e kanë refuzuar ministrin e Sali Berishës.
E parafytyroni një moment po të vinte Saliu këtu me deputetët e vet?
Këtë do bëjmë ne sot unë do mbyll hundët dhe do votoj ca personazhe që vijnë direkt nga frigoriferi i shqupit sepse nuk jam as diktator dhe as autokrat sepse PS e ka në gen qytetarinë.
Ka një ndryshim të madh mes nesh dhe jush. Këto nuk janë fjalë që mund të dalin nga goja e dikujt që fajëson disa të tjerë. Kjo është rrugaçëri, këto janë fjalë rrugaçësh. Vetëm një rrugaç del në rrugë dhe i thotë tjetrit fjalën e fundit. Nëse do mendoja në atë formë atëherë do isha njësoj si ju dhe si ata.
Patjetër që gjuha shqipe s’ka kocka, por gjuha ime ju thyen kockat juve dhe do ja u thyej kockat në sensin e oratorisë politike, kurse gjuha juaj thyen themelin e bashkëjetesës dhe thyen normat elementare të edukatës së bashku dhe kontratën natyrale me fëmijët tuaj. Habitem çfarë i thoni fëmijëve tuaj në shtëpi kur ju dëgjojnë çfarë flisni?
Këtë iu mësoni fëmijëve tuaj? Është fatkeqësi e madhe për fëmijët e të gjithë shqiptarëve që shohin në parlament të përdoret një gjuhë si “gamori në duhan” dhe ju qenkeni të shqetësuar për Shqipërinë…? Kjo është ajo që bëni për Shqipërinë ju? Që të jemi të qartë nuk e dua unë fare, do e mbyll hundën dhe do votoj komisionet politike, do i votoj sepse janë tre palë në këtë mes dhe sepse unë nuk jam diktator”
/abcnews.al/