Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Do hapet Tik Tok/ Kryeministri: Nuk do zgjatet ndalimi një vjeçar

schedule12:07 - 19 Dhjetor, 2025

schedule 12:07 - 19 Dhjetor, 2025

Shqipëria nuk do e zgjasë më tej ndalimin njëvjeçar të përdorimit të TikTok.

Kryeministri Edi Rama tha në një intervistë për Politico se platforma do të hapet, pasi bashkëpunimi me drejtuesit e rrjetit social ishte konstruktiv.

Kreu i qeverisë theksoi se reagimi i TikTok pas vendimit për ta mbyllur, ishte befasues dhe pozitiv, ndryshe nga kundërpërgjigja agresive që ai kishte pritur.

Përkundrazi, drejtuesit e kompanisë u treguan të gatshëm të dëgjonin shqetësimet e qeverisë shqiptare për të adresuar problemet që ishin ngritur.

“Jemi të kënaqur me rezultatin. E kemi bërë partneritetin dhe shpresoj që në javët ose muajt në vijim do t’ia zbulojmë planin popullit shqiptar. Në fillim, për shkak se ishte normale të mendonim se ata do të na luftonin, do të hakmerreshin ndaj nesh. I takova vetë dhe mbeta shumë i impresionuar nga qëndrimi i tyre. Ata po i dëgjonin me shumë kujdes pikat tona”

TikTok u ndalua në Shqiëpri në mars të vitit 2025 pas konsultimeve të shumta në lidhje me abuzimet online dhe vetëvrasjeve që dyshohet se ishin të lidhura me përdorimin e platformës.

Por ngjarja që i dha shtysën përfundimtare vendimit ishte vrasja me thikë e 14 vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet, pas një sherri që nisi pikërisht në rrjetet sociale.

Pas asaj tragjedie të rëndë shumë ngritën pikëpyetje nëse duhet të ketë rregulla më të ashpra për përdorimin e TikTok sidomos nga të miturit. Siç duket, pasi shqetësimet janë adresuar, platforma do të funksionojë sërish në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!