Rama: Do bëjmë çmos të mos mbyllemi! Të lëmë dokrrat dhe të respektojmë rregullat

schedule13:06 - 11 Nëntor, 2020

schedule 13:06 - 11 Nëntor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar arsyet e mbylljes së plotë pas orës 22:00 të mbrëmjes. Ai u shpreh se clubet e natës janë parë si burim infeksioni për shkak se të rinjtë nuk ruajnë distancë dhe dërgojnë virusin në shtëpi.

Rama tha se do bëhet çmos për të mos shkuar në mbyllje por secili duhet të bëjë pjesën e tij dhe duke respektuar masat e rekomanduara nga autoritetet shëndetësore.

“Do bëjmë çmos që të mos mbyllemi. Por asnjë nuk duhet ta çojë dëm atë që ka në dorë. Kemi edhe ekonominë që duhet ta nxisim dhe nuk i kemi lënë asgjë mangut. L’i lënë dokrrat dhe të respektojnë rregullat.

Në clubet e natës është të shkosh në party me covidin. Futet edhe covidi brenda në cocktail, ke edhe covidin që ju puth të dyve dhe i çon gjyshërit në rrugën e vet. Ne po ecim duke i pasur parasysh të gjitha. Nuk kemi parë një efekt negativ për vendimin e shkollave. Vendet e tjera kanë universitetet online dhe shkollat e tjera të hapura. Stafet po bëjnë një punë fantastike për të mbajtur nën kontroll spitalet”, u shpreh Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!