Rama: Disa zyra i sorollatin pensionistët, do të marrim masa

schedule17:50 - 4 Shtator, 2019

schedule 17:50 - 4 Shtator, 2019

Kryeministri pranoi sot se disa zyra shtetërore po i zvarrisin pensionistët duke ju mohuar të drejtat, por ju sugjeroi të gjithë qytetarëve që t’i drejtohen portalit të bashkëqeverisjes në mënyrë që të marrin zgjidhje të fshehtë.

Rikthimi i Shtatorit, e gjen kryeministrin Rama në takimet e përjavshme me qytetarët që kanë gjetur zgjidhje përmes portalit të bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al.

Angazhimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve ndihmon shumë në përpjekjen e përbashkët dhe në detyrën onë për ta shtyrë administratën maksimalisht që të bëjë detyrën. Nga ana tjetër ndihmon shumë për të zbuluar edhe individë apo struktura të vogla dhe nga larg edhe të padukshme të administratës që pengojnë për të marra masat ndëshkimore për individë që nuk e kanë bërë detyrën si duhet”, tha Rama.

Këtë të mërkurë, shembullin e tyre e treguan kryesisht pensionistë të cilët ishin zvarritur nga institucionet. Kryeministri paralajmëroi ndëshkim për zyrtarët abuzues.

“Një numër iu caktuar zyrash në territore, pensionistët nuk e marrin përgjigjen dhe mbi të gjitha nuk marrin përkushtimin që meritojnë. Mirëpo duke i drejtuar platformës ata kapërcejnë të gjitha pengesat dhe menjëherë kanë një mik shumë të fortë përkrah që është drejtpërdrejt qeveria”, tha Rama.

Pavarësisht dyshuesve, kryeministri pohon se besimi i qytetarëve tek portali është rritur./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!